Menu
"Epidemia" e kohëve moderne:Të rinjtë braktisin prindërit.

"Epidemia" e kohëve moder…

Braktisja e të moshur...

Del formulari A2, si të veproni dhe datat e aplikimit për çdo rreth

Del formulari A2, si të veproni dhe…

Ndërkohë që maturantë...

Po rriten fajdet?!

Po rriten fajdet?!

Niveli i lartë i euro...

Potencialet e reja për energji nga uji, era dhe dielli

Potencialet e reja për energji nga …

Shqipëria ka aktualis...

Një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vë në rrezik 20 banesa.

Një tjetër zjarrvënie e qëllimshme …

Një zjarrvënie e qëll...

DASH: Shqipëria ende probleme me trafikimin e qenieve njerëzore

DASH: Shqipëria ende probleme me tr…

Edhe pse janë vënë re...

Temperaturat e larta, 13 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë

Temperaturat e larta, 13 vatra zjar…

Temperaturat e larta ...

Rama paralajmëron: Abuzuesit i pret ferri i koalicionit kundër tepsixhinjve

Rama paralajmëron: Abuzuesit i pret…

Kryeministri Edi Rama...

Pensionistët e profesioneve të lira do të duhet të paguajnë sigurime, u është hequr përjashtimi…

Pensionistët e profesioneve të lira…

Shfuqizimi nga Gjykat...

Prev Next

" Arti nuk është luks por jeta vet"

Universiteti "Eqrem Çabej" Gjirokastër në bashkëpunim me piktorin e njohur kosovar Xhevdet Spahia dhe Shoqatat "Rinia Europiane Gjirokaster" dhe Unioni i Shoqerise Civile  çelën sot ekspoziten me tematike "


Arti nuk është luks por jeta vet".Me 36 punime apstrakte të vendosura në tre ide 1-Perënditë kanë etje  "Që përsonifikon mrekullinë e femrës të servirura nga autori nudo ,2- Mitet dhe legjendat "Që sjellin Rozafën,Prometeun etj" 3-Peisazhet e bukura Shqiptare. Të gjitha pikturat janë punuar mjeshtërisht nga autori punim në vaj . Kjo ekspozite e çelur ne ambjentet e katit te pare te Rektoratit te Universitetit "Eqrem Çabej" Gjirokaster dhe do te vazhdoje te jete e hapur deri me daten 30 Maj 2017.

Read more...

Ja se çfarë duhet të konsumoni në bazë të grupit të gjakut që keni

Shumë njerëz kanë pësuar reaksion kimik midis tipit të gjakut dhe ushqimit që kanë konsumuar.


Ky reagim vjen si pjesë e trashëgimisë dhe ndodh kryesisht për shkak të disa proteinave të quajtura lektina, roli kryesor i të cilave është mbajtja së bashku e molekulave që ndikojnë në gjak dhe mund të gjenden edhe në ushqime.Kur ju konsumoni ushqime që përmbajnë lektina, qelizat e gjakut aktivizohen.Ja çfarë ushqimesh duhet që të konsumoni sipas  grupit të gjakut.

Grupi i gjakut 0
Në rast se keni këtë lloj gjaku, dieta juaj duhet të përbëhet kryesisht nga proteinat shtazore. Ju duhet të konsumoni shumë peshk, mish pule, mish viçi, mish qengji, prodhime deti. Duhet që të shmangni qumështin, vezët, fasulet dhe bishtajoret.

Grupi i gjakut A
Duhet të konsumoni çajra, perime dhe shumë fruta. Njerëzit me këtë grup gjaku janë të prirur të kenë shumë enzima dhe baktere që ndihmojnë në procesin e tretjes. Idealë për ju janë mollët, zarzavatet, brokoli apo hudhra. Sistemi juaj tretës mund të pranojë edhe ushqime me proteina optimale si pasta, drithëra, etj.

Grupi i gjakut B
Nëse keni këtë grup gjaku duhet të hani sa më shumë peshk, mish të kuq, gjeldeti, djathë, kos dhe qumësht. Gjithashtu mund të konsumoni ananas, banane dhe rrush. Përpiquni të shmangni thekrën, misrin, grurin dhe farërat e ndryshme.

Grupi i gjakut AB
Vetëm 5 % e njerëzve i përket këtij grupi gjaku, dhe ata ndajnë tipare midis grupit A dhe grupit B. Për këtë arsye, ata mund të konsumojnë një gamë të gjerë ushqimesh. Duhet të keni kudjes me konsumimin e mishit sepse aciditeti i stomakut është i ulët tek ju dhe shpesh ai mund të mbetet i patretur.Mund  të konsumoni prodhime deti, perime, vezë dhe qumësht. Ju mund të keni një sistem të fortë imunitar duke ndjekur një dietë të pasur me perime dhe karbohidrate të ndryshme.

 

Read more...

Linda Halimi eliminohet nga Eurovision

Linda Halimi bëri një interpretim shumë të mirë në natën e parë të gjysmëfinaleve të Eurovisionit në Ukrainë.Me këngën “Botë”,


ajo përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e këtij viti, teksa në natën e parë garuan 18 shtete, me Lindën që interpretoi e katërta.Gjithsesi, këngëtarja shqiptare nuk arriti të kualifikohet për në natën finale, duke i dhënë fund garës së saj, që në natën e parë të konkurrimit.Më 11 maj është nata e dytë gjysmëfinale, ndërsa të shtunën është finalja e Eurovision.Gjatë ditëve të provave në Kiev, këëngëtarja shqiptare ka marrë vlerësime për potencën vokale.Në performancën e saj të sotme, Linda, krahas vokalit, shkëlqeu edhe përmes gurëve të shndritshëm në ngjyrë argjendi, të cilët zbukuronin veshjen e dizenjuar nga Joni Peçi, por pavarsisht të gjithave, nuk arriti të bindë publikun europian për ta votuar për në finale.

Read more...

Arsyet pse ndjeheni të lodhur shumicën e kohës

A keni ndjerë ndonjëherë se ju doni të rrini sa më shumë shtrirë dhe nuk keni forcë të ngriheni?


Ose këmbët tuaja të ndjehen të fjetura? Kjo është një shenjë mangësie në trupin tuaj apo ndoshta edhe stresi po ju lufton.Ne kemi mbledhur kushte  të ndryshme që mund të jenë shkak i plogështisë tuaj. Pra, lexoni më poshtë për të parë se çfarë mund ta shkaktojë këtë dhe të ndihmoni veten në luftimin e tyre.

1. Mungesa e hemoglobinës (Anemia)

Mungesa e hemoglobinës (anemia) është një kombinim i heme dhe globin. Pjesa heme është përgjegjëse për qarkullimin e oksigjenit në trup, ndërsa globin është pjesa me proteina. Heme është përgjegjëse për qarkullimin e oksigjenit në trup, kështu që është një komponent shumë i rëndësishëm i gjakut që qarkullon në trupin tonë.
Çdo qelizë e trupit ka nevojë për oksigjen për të funksionuar si duhet, pra hemoglobina është një faktor shumë i rëndësishëm në trup.Për të ndihmuar trupin tuaj në rritjen e nivelit të hekurit, ju duhet të konsumoni mish organik, perimet me gjethe jeshile, etj.

Shënim! Vargu normal i hemoglobinës për meshkuj dhe femra është si më poshtë:
Për Femrat: 12,1 – 15,1 (g/dL)
Për Meshkujt: 13,8 – 17.2 (g/dL)

2. Pirja e pakët e ujit

Pirja mjaftueshëm e ujit është shumë e nevojshme për shëndet të mirë. Uji përbën deri në 70 % të peshës trupore; pra, pirja mjaftueshëm e ujit është me të vërtetë e rëndësishme për një trup dhe mendje të shëndetshme.Pirja e pakët e ujit mund të çojë në trashjen e gjakut, dhe vështirëson punën e zemrës në pompimin e tij në mënyrë efikase. Në këtë mënyrë zvogëlohet shkalla ushqyese e çdo qelize të organeve trupore.Pra, mospirja mjaftueshëm e ujit fiziologjikisht punon për të bërë trupin më të lodhur dhe të përgjumur.

3. Mosngrënia e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një mëngjes i duhur është pjesë thelbësore e dietës së çdokujt. Një mëngjes i shëndetshëm është çelësi për një trup të shëndetshëm.
Mëngjesi juaj është vakti i parë që ju merrni, kështu që ai duhet të jetë i shëndetshëm dhe i mjaftueshëm për t’ju bërë të gjallëruar dhe energjik.

4. Ushtrimet fizike

Po, është e vërtetë se duke u ushtruar çdo ditë, në fakt ju i jepni trupit më shumë energji. Nëse shikon thellë në këtë çështje, fiziologjikisht, kur trupi është në një cikël të kryerjes se ushtrimeve, sistemi kardiovaskular i trupit bëhet më aktiv. Me rritjen e aktivitetit të sistemit kardiovaskular, trupi ynë tenton të marrë gjakun dhe përbërësit e tjerë me një ritëm shumë më të shpejtë. Kështu, duke e bërë këtë gjë, ka pak të ngjarë që trupi të ndjehet i lodhur.
Ushtrimi i  përditshëm është i shëndetshëm për trupin dhe për të qëndruar aktiv.
Bëni një shetitje të shpejtë në ajër të pastër, kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë, edhe në qoftë se nuk mund të kryeni ushtrime të tjera.

5. Niveli i ankthit dhe depresionit

Depressioni është një faktor që mbyll të gjitha shqisat e trupit. Ai jo vetëm e ngrin mentalisht një person, por në të njëjtën kohë, e ndalon atë nga kryerja e obligimeve të tij. Ai mund të jetë gjithashtu një faktor për të ndaluar një person të konsumojë një dietë të shëndetshme dhe mund ta bëjë atë të anojë drejt varësisë nga droga. Dhe jo vetëm kaq, por kjo mund të çojë edhe në konsum të rëndë të alkoolit, i cili nuk është i mirë në asnjë mënyrë.
Që të luftoni ankthin, niseni me disa ushtrime të lehta.Dhe jo vetëm kaq, por duhet të filloni me meditim dhe aktivitete në natyrë.Plus, ndajeni atë me një mik të mirë, kjo është gjithmonë e shëndetshme dhe një mënyrë e mirë për t’u çliruar nga stresi.

6. Sëmundja e Diabetit

Diabeti është një gjendje, në të cilën nivelet e insulinës në trup janë ose të reduktuar, ose nuk merren nga receptorët si duhet.Diabeti është një diagnozë afatgjatë që ju bën të ndieheni të lodhur dhe të përgjumur, ndërsa shenja të tjera mjekësore të tij janë: etja e vazhdueshme, mbipesha, tharja e gojës, enjtje e trupit ( e cila shkaktohet nga antibiotikët), dhimbje të gjithë trupit, çrregullime të rrahjeve të zemrës, sulm në zemër, etj.Ju duhet që me mënyra natyrale ta  mbani gjithmonë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta të freskëta dhe organike.

7. Pamjaftueshmëria e Hormoneve të tiroideve

Tiroidet janë gjëndrra të vogla të vendosura në zonën e qafës, dhe janë përgjegjëse për sekretimin e hormoneve T3 dhe T4. Këto hormone sekretohen kur gjëndrrat e hipofizës i dërgojnë sinjale stimuluese hormoneve të tiroideve. Rreth 80 % e T4 është prodhuar nga gjëndrat tiroide dhe 20 % e mbetur është prodhimi i hormoneve T3.Hormonet tiroide kontrollojnë normën e zemrës. Ato gjithashtu kontrollojë temperaturën e trupit.Duke ndikuar në shkallën dhe në djegien e kalorive, hormonet tiroide gjithashttu mund të kontrollojnë peshën e trupit.
Ato gjithashtu ndikojnë në forcën e muskujve.Dhe janë gjithashtu përgjegjëse për të zëvendësuar qelizat e vdekura të trupit me të reja.Reduktimi ne prodhimin e hormoneve tiroide çon në muskuj të fjetur dhe një trup të lodhur. Ndihmoni shëndetin e tiroideve me një dietë të pasur me Omega-3.

8. Sëmundja Celiac

Celiac është një sëmundje në të cilën zorra e vogël është tepër e ndjeshme ndaj glutenit dhe nuk e tret atë. Gluteni gjendet te gruri, nga i cili zorra e vogël bëhet shumë e ndjeshme dhe rezulton në diarre. Ndërkohë që shumë individë të rritur përjetojnë lodhje dhe anemi.
Mungesa e thithjes së karbohidrateve mund të shkaktojë lodhje në trupin e njeriut.
Mungesa e hekurit në trup është një shenjë që do të çojë në lodhje për shkak se ai është bartës i oksigjenit në trup.
Kështu për një person të tillë është shumë e rëndësishme për të lënë plotësisht ushqimin që përmban gluten. Njerëzit me kushte të tilla duhet të ndjekin një dietë të rreptë dhe pa gluten për të shmangur pasojat e saj.

9. Gjumi Apnea

Gjumi apnea është një gjendje të cilën e merr gjatë gjumit. Kjo ndodh për shkak të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes, e cila si rezultat të  jep një ndjenjë mbytje dhe personi zgjohet.
Gjumi apnea, në thelb, rezulton në një rënie të nivelit të oksigjenit në gjak, dhe kur niveli i oksigjenit bie poshtë, kjo i bën qelizat për të marrë më pak sasi të oksigjenit, më pak se sa është e nevojshme.
Për më tepër,  vështirësia në frymëmarrje, në thelb, shkakton që të zgjoheni gjatë natës disa herë, gjë e cila rezulton në letargji për personin të nesërmen.

10. Ushqimet e pasura me sheqer

Ushqimet e ngarkuara me sheqer rritin nivelin e sheqerit në gjak, ngrenë tensionin, shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe më pas shkaktojnë lodhje gjatë gjithë ditës. Mbajtja e sheqerit në gjak në nivelin e duhur është e rëndësishme për zemrën dhe gjakun. Konsumoni në vend të tyre ushqime që ju japin forcë dhe ruajnë shëndetin e zemrës, të tilla si: drithëra të plotë, pulë, oriz të zi, patate të ëmbla, perime me gjethe jeshile dhe fruta.

Këshilla

Një person duhet që në rutinën e përditshme të përfshijë ushtrimet fizike.
Ju gjithmonë duhet të mbani në kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
Gjithmonë duhet të përpiqeni t’i jepni kohë meditimit, sepse është  mënyra më e mirë për të kuruar shumë sëmundje, duke përfshirë depresionin dhe ankthin./Mjekesia BImore Arabe

Read more...

Dobësohuni me këto fruta e perime

Edhe pse mund të keni njohuri të mjaftueshme mbi gjërat që duhet të konsumoni për të qenë të shëndetshëm dhe për të qëndruar elegantë, ka ushqime që ndihmojnë më shumë se të tjerët për këto qëllime.Universiteti i Harvardit ka përpiluar një listë me ushqimet që ndihmojnë më shumë për rënien në peshë.


Sigurisht që kjo listë është e “pushtuar” nga frutat e perimet, por kush janë më saktë këto fruta e perime?

• Mollët dhe dardhët
• Manaferrat
• Lulelakra, lakra dhe brokoli
• Spinaqi

Këto fruta e perime kanë më shumë fibra se të tjerat. Gjithashtu, nuk e ngrenë nivelin e sheqerit në gjak.
Universiteti i Harvardit ka publikuar edhe frutat e perimet që mund të shëndoshin. Këto janë patatet, bizelet dhe misri. Duke ngrënë këto ushqime, do të shtoni në peshë, pasi kanë indeks glicemik të lartë dhe më shumë kalori sesa mollët dhe spinaqi.

Read more...

11 arsye përse duhet vizituar Shqipëria

Janë 11 arsye që AboutTravel rendit për të joshur turistët e huaj për të vizituar Shqipërinë.“Për shumë njerëz, Italia dhe Greqia janë destinacione udhëtimi ëndrrash. Nuk ka asnjë dyshim që Mesdheu ka shumë për të ofruar nga ushqimi, vera, plazhet, historia etj. Por, ka edhe një vend i cili ju ofron po të njëjtat gjëra për një buxhet të vogël dhe kjo është Shqipëria. Shqipëria është e paeksploruar nga turistët e Amerikës së Veriut dhe kjo ka të bëjë kryesisht me kohën e gjatë të izolimit”, shkruan AboutTravel.


 Dhe ja cilat janë 11 arsyet

1.Njerëzit

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, Shqipëria ka qenë e izoluar me shekuj.

 

2.Besa

Ky është një kod i lashtë i pashkruar dhe që quhet besa. Përmes kësaj, shqiptarët mbronin miqtë.

 

3.Malet

Me më shumë se 70% male, Shqipëria është një nga vendet më malore.

 

4.Ushqimi

Falë klimës mesdhetare, Shqipëria ka larmishmëri produktesh dhe njihet për ushqimin bio.

 

5.Bregdeti

Shqipëria u vendos në ‘radarin’ e turizmit botëror rreth vitit 2009. Pas një episodi tw zhvilluar në Shqipëri të Top Gear, vendi i vogël, i fshehur i Ballkanit, filloi të bëhej i njohur. Thuhet se Riviera shqiptare është ndër zonat më të paprekura natyrore, me plazhe të fshehura, rrënoja të lashta dhe ushqim të mrekullueshëm .

 

6.Kultura

Tirana, kryeqyteti shqiptar, ka pësuar shumë ndryshime, jo vetëm nga luftërat, por edhe nga diktatura për vite me radhë, ndaj nuk duhet të prisni të gjeni ndonjë qytet të vjetër të stilit europian. Edhe pse gjurmët nuk mungojnë. Opera, arti, teatri janë aktive dhe kanë gjithmonë aktivitet ndaj mos ngurroni ta zbuloni.

 

7.Gjallëria

Shqipëria mund të jetë e mbuluar nga korrupsioni, por në të ndihet era e ndryshimit. Shpesh, prindërit thonë se duan t’u japin fëmijëve një jetë më të mirë nga sa ata e kishin, por kjo mund të arrihet edhe këtu.

 

8.Modernia dhe tradita

Tirana është një qytet dinamik dhe vizioni është për ta bërë atë një qytet me më shumë gjelbërim, madje edhe në zemër të saj.

 

9.Historia

Shqipëria ka shumë histori brenda saj. Nuk gjendet vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera. Kruja është një shembull. Figura kryesore në të është ajo e Skënderbeut, Heroit Kombëtar, që zmbrapsi turqit për vite me radhë.

 

10.Bunker mania

Një nga gjërat “e çuditshme” që do të gjeni janë bunkerët. Një skemë paranojake mbrojtjeje e ngritur nga diktatori Hoxha. Në vend ka rreth 750,000 të tillë, pra afërsisht 1 në 4.

 

11.Ushqimi i lirë

Një nga avantazhet është padyshim ushqimi. Është i shijshëm dhe i lirë. Një darkë me produkte në grilë kushton më pak se 6 USD në krahasim me 15 USD që mund të paguash në Greqi, për të njëjtën shije dhe sasi.

 

Read more...

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare kandidat për “Man Booker”. Ja kush e rivalizon

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është sërish në listën e kandidatëve për çmimin e madh Man Booker. Prestigjozja “The Guardian”, ka bërë publike sot listën e 13 romaneve nga 11 gjuhë të ndryshme që janë kandidatë për çmimin e madh.“Librat që dominojnë këtë listë vijnë nga vende si Kina, Izraeli, Shqipëria dhe Argjentina”,


shkruan gazeta e njohur duke bërë të ditur se çmimi prej £50,000, do të ndahet mes autorit dhe përkthyesit të veprës në gjuhën angleze. Shkrimtari shqiptar është klasifikuar me veprën “The Traitor’s Niche” nën përkthimin e John Hodgson botuar nga Harvill Secker. Në listë është dhe shkrimtari izraelit Amoz Oz me librin “Judas” nën përkthimin Misha Hoekstra botuar nga Pushkin Press, i cili duket se është po aq favorit sa Kadare për ta fituar këtë çmim. Shkrimtarët e tjerë të përzgjedhur për këtë çmim janë francezi Mathias Enard, nën përkthimin e Charlotte Mandell, izraeliti David Grossman përkthyer nga Jessica Cohen, shkrimtari belg Stefan Hertmans, përkthyer nga David McKay, norvegjezi Roy Jacobsen përkthyer nga Don Bartlett,Jon Kalman Stefansson përkthyer nga Philip Roughton, etj.“Niche Tradhtar” është shkruar në kryeqytetin shqiptar në mes të viteve 1974-1976, dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19-të. Viti është 1882 ndërsa pashadomi ballkanik i Shqipërisë po lëngon i palumtur në buzë të Perandorisë Osmane. Ali Pashë Tepelena, drejtuesi rebel i shqiptarëve, kundërshton përqendrimin e qeverisjes në Kostandinopojën e largët. Parulla e tij e re është liria, ndërsa mirëpret luftëtarët nga jashtë. Kujtojmë se Ismail Kadare 81 vjeç është vlerësuar për herë të parë me çmimin Man Booker në vitin 2005. Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në Londër më 4 korrik.

Read more...

Historiani: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta- Pse i'u ndërrua emri gadishullit nga Ilirian në Ballkan

Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.


Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

Historiani zviceran, Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën.

Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigantëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Carpaçi, Albani etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

 

Read more...

“Moonlight” i befason të gjithë, “Oscar” si filmi më i mirë

Filmi “Moonlight” ka triumfuar në edicionin e 89 të “The Academy Awards”, duke rrëmbyer çmimin “Oscar” si “Filmi më i mirë”.Ceremonia madhështore është mbyllur me një gafë të madhe nga drejtuesit, të cilët kanë lexuar fillimisht zarfin duke shpallur fitues “La La Land”, por më pas është saktësuar gjithçka dhe fituesi ishte “Moonlight”.Casey Affleck është shpallur “Aktori më i mirë” për interpretimin e tij në rolin e Lee Chandler në filmin “Manchester by the Sea”. Një personazh me një dramë të fortë të brendshme që jeton me të shkuarën e tij tragjike teksa i duhet të ngushëllojë nipin e tij për humbjen e babait.Ndërkohë çmimi “Aktorja më e mirë” ka shkuar për Emma Stone, e cila interpreton rolin e Mias, një vajzë e ardhur në Los Angelos duke kërkuar


rrugën e saj të suksesit si aktore. Shpesh do jetë e vështirë për të të balancojë pasionin për profesionin që ka zgjedhur dhe dashuria për Sebastian.Ishte Mahershala Ali ai i cili rrëmbeu “Oscar”-in e parë në edicionin e 89 të “The Academy Awards” si “Aktori më i mirë joprotagonist”, për interpretimin e tij në “Moonlight”.Të nominuar për këtë çmim ishin edhe Jeff Bridges, Hell or High Water; Lucas Hedges, Manchester by the Sea, Dev Patel, Lion, si dhe Michael Shannon, Nocturnal Animals.Ali interpreton Juanin, një shpërndarës droge në Miamin e viteve ’80. Ndonëse shfaqet vetëm në pjesën e parë të filmit, personazhi i fuqishëm e spikat Mahershala Ali.Çmimin për “Dokumentarin më të mirë” e mori “O. J.: Made in America”. Një dokumentar i regjisorit Ezra Edelman i bazuar në gjyqin, me gjasa më të bujshëm të fundit të shekullit 20 në Shtetet e Bashkuara. Historia e O.J Simpson e rrëfyer nga ngritja e karrierës së tij si një yll i futbollit amerikan, tek akuzat për vrasjen e ish-gruas dhe mikut të saj. Një rrëfim mbi krimin, mediat, famën e ligjin i treguar hollësishëm për më se 8 orë në këtë dokumentar të ndarë në seri.Të nominuar për këtë çmim ishin edhe “Fire at Sea”; I Am Not Your Negro; Life, Animated; 13th.Viola Davis ishte ajo që mori çmimin si “Aktorja më e mirë joprotagoniste”, për interpretimin e saj në filmin “Fences”. Ajo vjen në rolin e Rose Maxson, një bashkëshorte dhe mama e dedikuar, e cila përpiqet të mbështesë ambiciet e të birit, shpesh duke patur konflikte me të shoqin.Të nominuar për këtë kategori ishin edhe Naomie Harris, Moonlight; Nicole Kidman, Lion; Octavia Spencer, Hidden Figures; Michelle Williams, Manchester by the Sea.Çmimin për “Filmin më të mirë të huaj” e mori “The Salesman”. Ky është një prodhim iranian nga regjisori Asghar Ferhadi, fitues i çmimit “Oscar” për filmin “Ndarja”, 5 vite më parë. Filmi dramatik tregon historinë e një çifti iranian të detyruar të shpërngulet në një apartament të ri pas një akti dhune ndaj tyre. Ata vendosin mos të denoncojnë rastin, por gjendja e tyre emocionale përkeqësohet aq sa Emad, bashkëshorti, vendos të shqyrtojë vet çështjen në kërkim të hakmarrjes.

Të nominuar për këtë çmim ishin edhe Land of Mine; A Man Called Ove; Tanna dhe Toni Erdmann.

“Zootopia” ishte filmi i animuar i vlerësuar si më i miri, duke rrëmbyer një “Oscar”. Në qytetin Zootopia jetojnë 64 specie të ndryshme gjitarësh. Gjatë investigimit të një çështje, agjentja e policisë Judi, një lepur do të bashkohet me dhelprën Nick. Shoqëria midis të dyve do të thyej hamendësimin tradicional se gjitari e gjahu nuk mund të shoqërohen. Realizuesit e këtij filmi janë Byron Howard, Rich Moore dhe Clark Spencer.Filmat e tjerë të nominuar për këtë çmim ishin edhe Kubo and the Two Strings; Moana; My Life as a Zucchini dhe The Red Turtle.“Kënga më e mirë origjinale” shkon për “City Of Stars”; “Kolona zanore më e mirë”, çmimi për “Drejtorin artistik” dhe atë të “Fotografisë” ishin për “La La Land”.“Skenari më i mirë i përshtatur” shkoi për “Moonlight”, ndërsa “Skenari më i mirë origjinal” për filmin “Manchester by the Sea”.

Read more...

10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

Kryeveprat më të mëdha letrare kanë pasur si protagoniste dashurinë. Lumenj ndjenjash janë derdhur, duke bërë të rrjedhin fjalë të paharrueshme. Njerëz të mëdhenj, artistë, shkencëtarë: “I gjithë universi i bindet dashurisë”.Ja përse në vite, kujtohen për të tjera arritje dhe suksese, por nga sirtarët e jetës së Einstein, Johnny Cash, Beethoven, Winston Churchill dhe shumë të tjerëve, dalin edhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.Një sondazh në Angli ka zgjedhur më të bukurat, ku ndoshta mungojnë ato që mund të presim, shkruan revistaclass. I bën mirë zemrës megjithatë, të lexosh këto radhë për të rizbuluar dhe kuptuar që kjo ndjenjë, është kaq e thjeshtë për t’u provuar, kaq e thjeshtë për t’u shprehur.


Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994)“U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”. Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)“E dashura ime Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari” John Keats i shpreh dashurinë Fanny Brawne (1819)“Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke përthithur”. Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”. Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796)“Që kur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”. Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”. Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527)“Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde” Dhembjet e dashurisë së Beethoven për “të dashurën e përhershme” (1812)“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumirë. Oh vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët”. Jimi Hendrix i thotë vogëlushes së tij të hapë krahët“Lumturia është brenda teje”. Prandaj thyeji zinxhirët e zemrës dhe lëre veten të bëhet lulja që ti je. E di unë si: mjafton të hapësh krahët dhe vendosu në pozicionin e të qenit e lirë.Gerald Ford i kujton dashurinë e tij bashkëshortes Betty pasi asaj iu diagnostikua një kancer në gjoks (1974)“Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, të thellë, e dimë sa e madhe je dhe ne, fëmijët dhe babai, do përpiqemi të jemi të fortë si ti. Besimi tek ty dhe te Zoti do na përkrahë. Dashuria jonë për ty është e përjetshme”.

 

Read more...
Subscribe to this RSS feed

Gjirokastra ON LINE

hotel

facebook

 

 

 

YouTube

 

 

twitter

 

google+

viagrageneric viagraviagra genericviagra couponsviagra without a doctor prescriptionviagra onlineequipe argentine viagraviagra pricesbuy viagracialis vs viagracheap viagraviagra pillsviagra samplesviagra side effectswhat is viagraviagra couponviagra naturalviagra dosageviagra for sale uknatural viagrabuy viagra onlinegeneric viagra 100mgfemale viagrahow does viagra workhow to use viagraviagra activateherbal viagraviagra tabletssophia viagraviagra sans ordonnanceviagra kaufenviagra tabletviagra vs cialisonline viagracanadian viagraviagra for womenviagra ohne rezept aus deutschlandpfizer viagraviagra 100mgviagra costfree viagraviagra alternativesviagra canadaviagra on lineviagra single packsviagra for menviagra pillviagra 100mg tablets retail priceorder viagraviagra tescoside effects of viagraviagra pillen kruidvatviagra for salediscount viagrawhat does viagra doviagra costsviagra uklevitra vs viagraviagra 100 mgutilisation viagrabest price viagracost of viagraviagra sexviagra wikipediasex viagra for womenwhere to buy viagraviagra nebenwirkungenrevatio vs viagraviagra without a doctor prescription usaviagra genericoviagra 50mgviagra from canadaover the counter viagraviagra effectsviagra substituteviagra medicinepfizer viagra coupons from pfizerbuy generic viagraviagra wikiviagra bestellenviagra ohne rezept auf rechnungcanada viagrawomen viagrabuying viagraviagra softviagra priceviagra 100viagra en ligne livraison 24hviagra on line no prechow long does viagra lastviagra alternativeviagra receptfrittamoxicillinamoxicillin 500 mgamoxicillin dosageamoxicillin side effectsamoxicillin clavulanateamoxicillin rashamoxicillin and alcoholwhat is amoxicillin used foramoxicillin 500mgamoxicillin 875 mgside effects of amoxicillinwhat is amoxicillinamoxicillin usesamoxicillin 1000amoxicillin trihydrateamoxicillin antibioticamoxicillin 500amoxicillin allergyamoxicillin and clavulanate potassiumamoxicillin 500mg capsulesamoxicillin for dogsamoxicillin capsulesallergic reaction to amoxicillinamoxicillin 875amoxicillin dosingamoxicillin dosage for childrenwhat does amoxicillin treatamoxicillin clavamoxicillin for utiamoxicillin dosierungamoxicillin liquidcan amoxicillinamoxicillin bnfamoxicillin medscapeamoxicillin allergic reactionantibiotic amoxicillinside effects of amoxicillin 500 mgamoxicillin for catsamoxicillin clavulanate potassiumamoxicillin reactionadult dosage of amoxicillin suspensionamoxicillin for sinus infectionhow does amoxicillin workamoxicillin alcoholfish amoxicillinamoxicillin overdoseampicillin vs amoxicillinamoxicillin pediatric dosingamoxicillin potassium clavulanateis amoxicillinpenicillin vs amoxicillinamoxicillin for strep throatamoxicillin 250mgfish mox amoxicillinis amoxicillin penicillinclavulanate amoxicillinamoxicillin diarrheaamoxicillin pot clavulanateamoxicillin and clavulanate potassium tabletsamoxicillin and clavulanateaugmentin vs amoxicillinamoxicillin over counter walgreensamoxicillin dosage for adultsalcohol and amoxicillinamoxicillin utidoes amoxicillin expirethuoc amoxicillinbnf amoxicillinamoxicillin piladult dosage for amoxicillin suspension875 mg amoxicillinallergic to amoxicillinamoxicillin spcamoxicillin for ear infectionamoxicillin side effects in womenbuy amoxicillinamoxicillin pregnancy

channel7 live