Menu
"Epidemia" e kohëve moderne:Të rinjtë braktisin prindërit.

"Epidemia" e kohëve moder…

Braktisja e të moshur...

Del formulari A2, si të veproni dhe datat e aplikimit për çdo rreth

Del formulari A2, si të veproni dhe…

Ndërkohë që maturantë...

Po rriten fajdet?!

Po rriten fajdet?!

Niveli i lartë i euro...

Potencialet e reja për energji nga uji, era dhe dielli

Potencialet e reja për energji nga …

Shqipëria ka aktualis...

Një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vë në rrezik 20 banesa.

Një tjetër zjarrvënie e qëllimshme …

Një zjarrvënie e qëll...

DASH: Shqipëria ende probleme me trafikimin e qenieve njerëzore

DASH: Shqipëria ende probleme me tr…

Edhe pse janë vënë re...

Temperaturat e larta, 13 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë

Temperaturat e larta, 13 vatra zjar…

Temperaturat e larta ...

Rama paralajmëron: Abuzuesit i pret ferri i koalicionit kundër tepsixhinjve

Rama paralajmëron: Abuzuesit i pret…

Kryeministri Edi Rama...

Pensionistët e profesioneve të lira do të duhet të paguajnë sigurime, u është hequr përjashtimi…

Pensionistët e profesioneve të lira…

Shfuqizimi nga Gjykat...

Prev Next

Londra është përfshirë sërish nga flakët

Mesnatën e së dielës, pasi një zjarr ka shpërthyer në zonën e quajtur “Camden Market”ne Londer.Retë gjigante të tymit mund të shiheshin në të gjithë qytetin.


Më shumë se 70 zjarrfikës, janë gjendur menjëherë atje për të normalizuar gjendjen.Ende nuk është bërë e ditur se cilët kanë qenë shkaktarët e zjarrit, dhe sa është numri i të plagosurve, shkruan Daliymail, transmeton Telegrafi.Megjithatë dëshmitarët besojnë se zjarri ka filluar nga një restorant indian. Në një video të postuar në rrjetet sociale ka treguar flakët, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin me ujë të normalizonin gjendjen

Read more...

Greqi, turisti amerikan gjen vdekjen për një “selfie”

Nën masa të rrepta sigurie, forcat policore të Greqisë shoqëruan mbrëmjen e së shtunës në gjykatë, 8 të arrestuarit që akuzohen për vrasjen e bujshme të një turisti amerikan në ishullin Zakinthos.23-vjeçari Bakari Henderson, nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u godit me sende të forta nga një grup serbësh, gjatë një konflikti në një prej klubeve të natës të zonës tursitike Lagana të ishullit, dy ditë më parë, në një ngjarje ku janë fokusuar jo vetëm media greke, por edhe ato të huaja.Informacionet e fundit


që vijnë pas analizës së videove nga kamera e sigurisë së klubit, ku ka ndodhur vrasja, tregojnë se shkaku i sherrit banal ka qenë një fotografi “selfie” që turisti amerikan i ka kërkuar një kamariereje serbe kur ai ka qenë i dehur.Ndërkohë që ka ndërhyrë roja i sigurisë, grupi i turistëve amerikanë me të cilët ndodhej 23-vjeçari ka filluar të konfliktohet me një grup serbësh dhe situata ka dalë nga kontrolli.Pasi turisti amerikan është larguar me vrap nga lokali, ai është ndjekur nga një turmë e egërsuar serbësh, të cilët e kanë qëlluar pa pushim për më shumë se 30 sekonda me mjete të forta, goditje që kanë qenë vdekjeprurëse.Të arrestuarit, 7 serbë dhe një grek, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim, do të fillojnë të hetohen ditën e hënë.Nuk është hera e parë që zona Laganas e Zakinthosit bëhet skenë e dhunës dhe e akteve të turpshme nga turistë të dehur. Rasti më i fundit ka qenë në vitin 2011, kur një shtetas britanik ka humbur jetën si rezulat i një sulmi me thikë nga persona që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.

Read more...

Trump e quan “sukses” samitin e G20-s, pavarësisht dallimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi samitin e G20-s në Gjermani “një sukses të mrekullueshëm”, pavarësisht pozicionit të të izoluarit të vendit të tij në çështjen e ndryshimeve klimatike.Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e 18 kombeve dhe


Bashkimi Europian njohën vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit mbi klimën. Gjithsesi, ata thanë gjithashtu se anëtarët e G20-s mbeten të angazhuar për akordin “e pakthyeshëm”.Pikërisht bllokimi mbi këtë çështje kishte zënë pjesën më të madhe të diskutimeve gjatë ditës së fundit në Hamburg. Marrëveshja përfundimtare gjithsesi u arrit dhe një deklaratë zyrtare u publikua të shtunën.Në konferencën përmbyllëse, Kancelarja gjermane Angela Merkel, organizatore e samitit në Hamburg, tha se ende ndihet e keqardhur për pozicionin e Trumpit, por shtoi se ndihet e kënaqur që 19 kombet e tjera kundërshtuan rinegociimin e marrëveshjes.Gjithsesi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh më vonë se ratifikimi i akordit të Parisit nga vendi i tij tashmë është në dyshim, pasi tërheqja e SHBA-ve rrezikon kompensimin për vendet në zhvillim. Erdogan tha se, kur Turqia nënshkroi akordin, Franca kishte premtuar se Ankaraja do të ishte mes pretendentëve për kompensim për disa nga kostot financiare të pajtueshmërisë së paktit.Trump mori disa lëshime mbi tregtinë, me udhëheqësit që kanë theksuar të drejtat e vendeve për të mbrojtur tregjet e tyre, me ato që ata i quajtën si instrumente mbrojtëse legjitime tregtare. “Samiti i G20-s ishte një sukses i mrekullueshëm dhe i organizuar shumë bukur nga Kancelarja Angela Merkel. Faleminderit”, ishte statusi i presidentit amerikan në Twitter.

Read more...

Partia e Trump fiton në Georgia

Donald Trump kalon testin e Georgias. Republikanët triumfuan në zgjedhjet e forta të këtij shteti, të konsideruara një referendum ndaj presidencës së miliarderit njujorkez.Karen Handel e ruajti vendin e saj në Kongres me 53% të votave, ndërsa rivali demokrat Jon Ossoff mori 47%.


Distrikti i gjashtë i Georgias është një vend tradicionalisht i sigurtë për republikanët, por demokratët shpresonin shumë që të përfitonin nga niveli i ulët i popullaritetit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, të dëshmuar nga sondazhet e fundit të opinionit. Besohet se të shtënat e javës së kaluar në një fushë bejsbolli të Virxhinias, ku mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe kongresmeni Steve Scalise, kanë qenë favorizuese për republikanët në këto votime. Republikanët kanë arritur deri tani këtë vit të shmangin çdo humbje përballë demokratëve.

Read more...

Tërmet me magnitudë 5.2 në Lesbos

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2, shkalla Rihter, ka tronditur banorët e Lesbosit, të cilët po përjetojnë shqetësim të madh pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që po regjistrohen, pas tërmetit prej 6.1 të shkallës Rihter që goditi ishullin të hënën e kaluar.Tërmeti i ri ka pasur epiqendrën 31 km në juglindje të Lesbosit, në një thellësi prej 10 km. Më herët ishin regjistruar edhe dy lëkundje të vogla, që e kanë çuar numrin e lëkundjeve pas tërmetit kryesor, në mbi 360 tërmete nën magnitudën 5 shkalla Rihter.Sipas sizmiologëve, procesi i çlirimit të energjisë sizmike të mbledhur në këtë zonë pritet të zgjasë të paktën dy muaj, e sigurisht tërmetet e njëpasnjëshme janë një dukuri normale sipas tyre.


Por duke iu referuar tërmetit kryesor të ditës së hënë, që goditi në veçanti zonën Vrisa, ekspertët theksojnë se kanë të bëjnë me një fenomen global gjeologjik, që duhet studiuar në muajt e ardhshëm, pasi nuk është hasur në 50 tërmete të mëdha në mbarë botën një fenomen i ngjashëm.Energjia sizmike që goditi fshatin Vrisa ishte e përqëndruar vetëm në një vend, aty ku u shkaktuan edhe dëmet më të mëdha, ndërsa pjesa tjetër kishte dëme më të lehta. Deri tani, organet vendore kanë regjistruar 637 shtëpi të papabanueshme dhe të paktën 230 të pastrehë janë dërguar në hotelet e ishullit.

Read more...

Viktimat e Londrës mund të mos identifikohen kurrë

Policia londineze paralajmëron se kjo mund të jetë një detyrë e pamundur për të. 17 të vdekur është bilanci zyrtar i tragjedisë, por të zhdukurit nga zjarri që shkrumboi ndërtesën shumëkatëshe në perëndim të kryeqytetit britanik, janë me dhjetëra e mes tyre ka edhe familje të tëra. Kryeministrja Theresa May, e përballur me një rrebesh kritikash për faktin se nuk takoi të mbijetuarit e fatkeqësisë gjatë vizitës në vendngjarje, kërkon hetim të plotë e këmbëngul se viktimat meritojnë përgjigje. Deri tani janë identifikuar vetëm 6 prej të vdekurve. Autoritetet po shpresojnë që numri


i jetëve të humbura të mos mbërrijë në 100 apo më shumë. Vëllai i personit të parë të identifikuar si viktimë e ferrit të flakëve, refugjati sirian Mohammed Al Haj Ali, i cili në Londër studionte për inxhinieri, tregoi për Reuters momentet e tmerrit të përjetuar sidomos kur kuptoi se njeriu i tij i dashur kishte mbetur prapa. Omar Al Haj Ali tregon se si atë e nxorrën, por të vëllain jo. Me 23-vjeçarin kishte arritur të komunikonte në telefon. “U ktheva të shikoja, por nuk e pashë tim vëlla. Kërkoja të dija ku është e askush nuk më përgjigjej. E thirra me të madhe, pastaj folëm në telefon. Më tha që është ende brenda apartamentit. I bërtita: përse nuk dole? Na nxorrën jashtë, mendova se ishe me ne. Por, ai më tha se nuk e morën. E lanë aty. E lanë dhe ikën pa të”, tregon i mbijetuari. Në kërkimin e arsyes përse kulla u dogj aq shpejt, vëmendja po spostohet gjithmonë e më shumë tek shtresa e përdorur për mbulimin e strukturës metalike. Ekspertët janë të mendimit se mund të ishte përdorur një lloj tjetër materiali, shumë më rezistent ndaj zjarrit. Kjo ka nxitur thirrjet për verifikimin e godinave të tjera të cilat mund të jenë gjithashtu të rrezikuara nga i njëjti problem.

Read more...

Yee: Ballkani, sfida serioze

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan se rajoni përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990.Në seancën ku foli zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin


e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe SHBA-në.Yee përmendi disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. “Me angazhimin tonë dhe të Europës, gjatë muajit të kaluar kemi parë disa suksese reale. Hyrja e Malit të Zi në NATO, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i japë fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të rinj me Bashkimin Europian këtë muaj”, sqaroi ai. Edhe kryetari republikan i nënkomisionit, Ron Johnson, i cili sapo ka bërë një vizitë në rajon, këmbënguli se lidershipi amerikan është i nevojshëm në Evropën Juglindore, duke shtuar se stabiliteti i Ballkanit është në interesin e Shteteve të Bashkuara.

Read more...

Franca voton në raundin e parë për zgjedhjet parlamentare

Vetëm një muaj pas zgjëedhjeve presidenciale Franca sërish i drejtohet kutive të votimit këtë herë për raundin e parë të  zgjedhjeve parlamentare.Në garë për herë të parë është edhe partia e re e presidentit Emmanuel Macron I cili përfaqëson partinë ‘Republika përpara”.Macron, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale më


7 maj të këtij viti pritet të dalë mirë edhe në votimet e sotme parlamentare.Sondazhet tregojnë se partia e tij e qendrës do të fitojë së paku 30% të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20% dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17%. Rreth 47 milionë francezë u drejtohen kutive të votimit  për të vendosur  përbërjen e re të Asamblesë Kombëtare e cila përbëhet nga 577 deputetë.Ky është raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare ndërsa votimi përfundimtar do të jetë në datën 18 qershor. Edhe këto zgjedhje po zhvillohen nën masa të larta sigurie, rreth 50 mijë policë janë në terren për të siguruar qetësinë , pasi kujtojmë se Franca shpeshherë ka qënë objekt i sulmeve terroriste.

Read more...

BE, nëse Greqia nuk merr këstin e radhës, në korrik falimenton

Gjatë një takimi të eurogrupit, ditën e enjte, Komisioneri Europian për 


Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovic, u ka kërkuar kreditorëve të gjejnë zgjidhje për ndihmën e mëtejshme të problemeve financiare të Greqisë, për të shmangur një krizë të re.Nëse shteti Grek nuk merr këstin e ardhshëm të ndihmës, do të përballet me falimentimin në korrik, pasi nuk do të jetë në gjendje të paguajë 7 miliardë euro të borxhit të vjetër.Kreditorët, me Gjermaninë nga njëra anë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar nga ana tjetër, deri tani kanë bllokuar lëvrimin e këstit të fundit, në mes të një mosmarrëveshjeje nëse duhet apo jo të lehtësohet shlyerja e borxheve për Greqinë në një nivel të qëndrueshëm.Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka argumentuar se Greqia nuk mund ta shlyejë borxhin në situatën aktuale,  vetëm nëse merr ndihmë, do të mund të aplikohet riprogramimi dhe ulja e normës së interest së borxhit.

Read more...

Paris, identifikohet agresori me çekiç

40-vjeçari i cili sulmoi me çekiç efektivët e policisë përpara katedrales “Notre Dame” në Paris është identifikuar si Farid Ikken dhe vazhdonte studimet e doktoraturës për shkenca sociale në Universitetin e Lorenës.Me vete ai kishte edhe dy thika, shpjegojnë forcat e rendit, që theksojnë gjithashtu se agresori


është qëlluar në të dy këmbët e jo në gjoks, siç u raportua më parë. I martuar me një suedeze, ai jetonte në veri të kryeqytetit francez. Në banesën e sulmuesit policia thuhet të ketë gjetur një video ku Ikken betohej për besnikeri ndaj ISIS-it e ku tregohej edhe qëllimi i kryerjes së atentatit. Përpara se të godiste policin, 40-vjeçari ka thirrur me të madhe: “Kjo është për Sirinë!!” Deri tani, megjithatë, asnjë grup xhihadist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e incidentit. Franca është tronditur prej gati dy vitesh e gjysmë nga një seri e pashembullt sulmesh terroriste, prej të cilave kanë gjetur vdekjen në total gati 240 vetë dhe jo rrallëherë, shënjestra kanë qenë forcat e rendit. Në mesin e muajit prill, një polic u vra nga një atentator në mesin e shëtitores së famshme Champs-Élysées.

Read more...
Subscribe to this RSS feed

Gjirokastra ON LINE

hotel

facebook

 

 

 

YouTube

 

 

twitter

 

google+

viagrageneric viagraviagra genericviagra couponsviagra without a doctor prescriptionviagra onlineequipe argentine viagraviagra pricesbuy viagracialis vs viagracheap viagraviagra pillsviagra samplesviagra side effectswhat is viagraviagra couponviagra naturalviagra dosageviagra for sale uknatural viagrabuy viagra onlinegeneric viagra 100mgfemale viagrahow does viagra workhow to use viagraviagra activateherbal viagraviagra tabletssophia viagraviagra sans ordonnanceviagra kaufenviagra tabletviagra vs cialisonline viagracanadian viagraviagra for womenviagra ohne rezept aus deutschlandpfizer viagraviagra 100mgviagra costfree viagraviagra alternativesviagra canadaviagra on lineviagra single packsviagra for menviagra pillviagra 100mg tablets retail priceorder viagraviagra tescoside effects of viagraviagra pillen kruidvatviagra for salediscount viagrawhat does viagra doviagra costsviagra uklevitra vs viagraviagra 100 mgutilisation viagrabest price viagracost of viagraviagra sexviagra wikipediasex viagra for womenwhere to buy viagraviagra nebenwirkungenrevatio vs viagraviagra without a doctor prescription usaviagra genericoviagra 50mgviagra from canadaover the counter viagraviagra effectsviagra substituteviagra medicinepfizer viagra coupons from pfizerbuy generic viagraviagra wikiviagra bestellenviagra ohne rezept auf rechnungcanada viagrawomen viagrabuying viagraviagra softviagra priceviagra 100viagra en ligne livraison 24hviagra on line no prechow long does viagra lastviagra alternativeviagra receptfrittamoxicillinamoxicillin 500 mgamoxicillin dosageamoxicillin side effectsamoxicillin clavulanateamoxicillin rashamoxicillin and alcoholwhat is amoxicillin used foramoxicillin 500mgamoxicillin 875 mgside effects of amoxicillinwhat is amoxicillinamoxicillin usesamoxicillin 1000amoxicillin trihydrateamoxicillin antibioticamoxicillin 500amoxicillin allergyamoxicillin and clavulanate potassiumamoxicillin 500mg capsulesamoxicillin for dogsamoxicillin capsulesallergic reaction to amoxicillinamoxicillin 875amoxicillin dosingamoxicillin dosage for childrenwhat does amoxicillin treatamoxicillin clavamoxicillin for utiamoxicillin dosierungamoxicillin liquidcan amoxicillinamoxicillin bnfamoxicillin medscapeamoxicillin allergic reactionantibiotic amoxicillinside effects of amoxicillin 500 mgamoxicillin for catsamoxicillin clavulanate potassiumamoxicillin reactionadult dosage of amoxicillin suspensionamoxicillin for sinus infectionhow does amoxicillin workamoxicillin alcoholfish amoxicillinamoxicillin overdoseampicillin vs amoxicillinamoxicillin pediatric dosingamoxicillin potassium clavulanateis amoxicillinpenicillin vs amoxicillinamoxicillin for strep throatamoxicillin 250mgfish mox amoxicillinis amoxicillin penicillinclavulanate amoxicillinamoxicillin diarrheaamoxicillin pot clavulanateamoxicillin and clavulanate potassium tabletsamoxicillin and clavulanateaugmentin vs amoxicillinamoxicillin over counter walgreensamoxicillin dosage for adultsalcohol and amoxicillinamoxicillin utidoes amoxicillin expirethuoc amoxicillinbnf amoxicillinamoxicillin piladult dosage for amoxicillin suspension875 mg amoxicillinallergic to amoxicillinamoxicillin spcamoxicillin for ear infectionamoxicillin side effects in womenbuy amoxicillinamoxicillin pregnancy

channel7 live